| Chapter 2 |
1 | dhe ju i drejtoni sytë nga ai që vesh rroben e shkëlqyer dhe i thoni: ``Ti ulu këtu, në vendin e mirë``, dhe të varfërit i thoni: ``Ti rri atje, në këmbë``, ose: ``Ulu këtu, afër stolit të këmbëve të mia``,
|
2 | a nuk bëtë ju një dallim në mes tuaj, duke u bërë kështu gjykatës me mendime të këqija?
|
3 | Dëgjoni, vëllezër të mi shumë të dashur, a nuk i zgjodhi Perëndia të varfërit e botës, që të jenë të pasur në besim dhe trashëgimtarë të mbretërisë që ua premtoi atyre që e duan?
|
4 | Po ju i shnderuat të varfërit! A nuk janë vallë të pasurit ata që ju shtypin, dhe nuk janë këta ata që ju heqin nëpër gjykata?
|
5 | A nuk janë ata që blasfemojnë emrin e lavdishëm që u thirr mbi ju?
|
6 | Në qoftë se ju më të vërtetë e përmbushni ligjin mbretëror sipas Shkrimit: ``Duaje të afërmin tënd si vetveten``, bëni mirë;
|
7 | por në qoftë se bëni preferenca personale, ju kryeni mëkat dhe dënoheni nga ligji si shkelës.
|
8 | Sepse kushdo që e zbaton gjithë ligjin, por e shkel në një pikë, është fajtor në të gjitha pikat.
|
9 | Sepse ai që ka thënë: ``Mos shkel kurorën``, ka thënë gjithashtu: ``Mos vraj``. Prandaj nëse ti nuk shkel kurorën, por vret, ti je shkelës i ligjit.
|
10 | Prandaj të flisni e të veproni sikurse të duhej të gjykoheshit nga ligji i lirisë,
|
11 | sepse gjyqi do të jetë pa mëshirë për atë që nuk ka treguar mëshirë; dhe mëshira triumfon mbi gjykimin.
|
12 | Ç`dobi ka, vëllezër të mi, nëse dikush thotë se ka besim, por nuk ka vepra? A mund ta shpëtojë atë besimi?
|
13 | Dhe në qoftë se një vëlla ose një motër janë të zhveshur dhe u mungon ushqimi i përditshëm,
|
14 | dhe dikush nga ju u thothë atyre: ``Shkoni në paqe! Ngrohuni dhe ngopuni``, dhe nuk u jepni atyre gjërat për të cilat kanë nevojë për trupin, ç`dobi ka?
|
15 | Po kështu është edhe besimi; në qoftë se s`ka vepra, është i vdekur në vetvete.
|
16 | Po dikush do të thotë: ``Ti ke besimin, dhe unë kam veprat``; më trego besimin tënd pa veprat e tua dhe unë do të të tregoj besimin tim me veprat e mia.
|
17 | Ti beson se ka vetëm një Perëndi. Mirë bën; edhe demonët besojnë dhe dridhen.
|
18 | Po, a dëshiron të kuptosh, o njeri i kotë, se besimi pa vepra është i vdekur?
|
19 | Abrahami, ati ynë, a nuk u shfajësua me anë të veprave, kur e ofroi birin e vet, Isakun, mbi altar?
|
20 | Ti e sheh se besimi vepronte bashkë me veprat e tij, dhe se, nëpërmjet veprave, besimi u përsos.
|
21 | Kështu u përmbush Shkrimi, që thotë: ``Edhe Abrahami i besoi Perëndisë, dhe kjo iu numërua për drejtësi``; dhe u quajt miku i Perëndisë.
|
22 | Ju shikoni, pra, se njeriu shfajësohet nga veprat dhe jo vetëm nga besimi.
|
23 | Gjithashtu a nuk u shfajësua edhe Rahabi, lavirja, nga veprat, kur i priti të dërguarit dhe i përcolli nga një udhë tjetër?
|
24 | Sepse, sikurse trupi pa frymën është i vdekur, ashtu edhe besimi, pa vepra, është i vdekur.
|
25 | Vëllezër të mi, mos u bëni shumë mësues, duke ditur se do të kemi një gjykim më të ashpër,
|
26 | sepse të gjithë gabojmë në shumë gjëra. Në qoftë se dikush nuk gabon në të folur, është njeri i përsosur, dhe është gjithashtu i aftë t`i vërë fre gjithë trupit.
|