| Chapter 5 |
1 | sepse ju vetë e dini shumë mirë se dita e Zotit do të vijë, si një vjedhës natën.
|
2 | Sepse, kur thonë: "Paqe dhe siguri", atëherë një shkatërrim i papritur do të bjerë mbi ta, ashtu si dhembjet e lindjes të gruas shtatzënë dhe nuk do të shpëtojnë.
|
3 | Por ju, vëllezër, nuk jeni në errësirë, që ajo ditë t`ju zërë në befasi si një vjedhës.
|
4 | Të gjithë ju jeni bij të dritës dhe bij të ditës; ne nuk jemi të natës, as të territ.
|
5 | Le të mos flemë, pra, si të tjerët, por të rrimë zgjuar dhe të jemi të esëll.
|
6 | Sepse ata që flejnë, flejnë natën, dhe ata që dehen, dehen natën.
|
7 | Kurse ne, mbasi jemi të ditës, jemi të esëll, duke veshur parzmoren e besimit dhe të dashurisë, dhe për përkrenare shpresën e shpëtimit.
|
8 | Sepse Perëndia nuk na ka caktuar për zemërim, por për të marrë shpëtimin me anë të Zotit tonë Jezu Krisht,
|
9 | i cili vdiq për ne kështu që, qofshim zgjuar qofshim fjetur, jetojmë bashkë me të.
|
10 | Prandaj ngushëlloni njeri tjetrin dhe ndërtoni njeri tjetrin ashtu sikur edhe bëni.
|
11 | Tashmë, vëllezër, ju lutemi të keni respekt për ata që mundohen midis jush, që janë në krye ndër ju në Zotin dhe që ju qortojnë,
|
12 | edhe t`i vlerësoni shumë në dashuri për veprën e tyre. Jetoni në paqe midis jush.
|
13 | Tani, vëllezër, ju bëjmë thirrje t`i qortoni të parregulltit, të ngushëlloni zemërlëshuarit, të ndihmoni të dobëtit dhe të jeni të duruar me të gjithë.
|
14 | Vështroni se mos dikush t`ia kthejë dikujt të keqen me të keqen; po kërkoni gjithmonë të mirën edhe te njeri tjetri edhe te të gjithë.
|
15 | Jini gjithmonë të gëzuar.
|
16 | Lutuni pa pushim.
|
17 | Për çdo gjë falënderoni sepse i tillë është vullneti i Perëndisë në Krishtin Jezus për ju.
|
18 | Mos e shuani Frymën.
|
19 | Mos i përbuzni profecitë.
|
20 | Provoni të gjitha, mbani të mirën.
|
21 | Hiqni dorë nga çdo dukje e ligë.
|
22 | Dhe Perëndia i paqes ju shenjtëroftë ai vetë tërësisht; dhe gjithë fryma juaj, shpirt e trup, të ruhet pa të metë për ardhjen e Zotit tonë Jezu Krisht.
|
23 | Besnik është ai që ju thërret, i cili edhe do ta bëjë.
|
24 | Vëllezër, lutuni për ne.
|
25 | Përshëndetni të gjithë vëllezërit me puthje të shenjtë.
|
26 | Ju përbetoj për Zotin që kjo letër t`u lexohet gjithë vëllezërve të shenjtë.
|
27 | Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me ju. Amen.
|
28 | Pali, Silvani dhe Timoteu, kishës së Thesalonikasve, që është në Perëndinë, Atin tonë, dhe në Zotin Jezu Krisht:
|