Albanian Bible

Fjalët e urta 30

Fjalët e urta

Return to Index

Chapter 31

1

  Fjalë të mbretit Lemuel, mesazhi profetik me të cilin e mësoi e ëma. 


2

  Çfarë të të them, biri im? Çfarë të të them, biri i barkut tim? Çfarë të të them, bir i zotimeve të mia? 


3

  Mos ua jep forcën tënde grave as jetën tënde asaj që shkatërron mbretërit. 


4

  Nuk u shkon mbretërve, o Lemuel, nuk u shkon mbretërve të pinë verë as princave të dëshirojnë pije dehëse, 


5

  sepse duke pirë të mos harrojnë ligjin dhe të mos shtrembërojnë të drejtën e të pikëlluarve. 


6

  Jepini pije dehëse atij që është duke vdekur dhe verë atij që e ka zemrën të hidhëruar. 


7

  Le të pijë për të harruar varfërinë e tij dhe për të mos kujtuar më hallet e tij. 


8

  Hape gojën tënde në favor të memecit, në mbrojtje të të gjithë atyre që janë lënë pas dore. 


9

  Hape gojën tënde, gjyko me drejtësi dhe mbro çështjen e të mjerit dhe të nevojtarit. 


10

  Kush do të gjejë një grua të fortë dhe të virtytshme? Vlera e saj është shumë më e madhe nga ajo e margaritarëve. 


11

  Zemra e burrit të saj ka besim tek ajo, dhe do të ketë gjithnjë fitime. 


12

  Ajo i bën të mira dhe jo të keqe tërë ditët e jetës së saj. 


13

  Gjen lesh dhe li dhe punon me gëzim me duart e veta. 


14

  Ajo u përngjan anijeve të tregëtarëve: e sjell ushqimin e saj nga larg. 


15

  Çohet që me natë për t`i ndarë ushqimin familjes së saj dhe për t`u dhënë urdhërat e nevojshme shërbëtoreve të saj. 


16

  Ajo shikon një arë dhe e ble; me duart e saj mbjell një vresht. 


17

  Ngjesh me forcë ijët dhe i bën më të fortë krahët e saj. 


18

  E kupton që tregëtia e saj po shkon mbarë dhe llamba e saj e natës nuk i shuhet. 


19

  Shtrin dorën mbi furkën, pëllëmbat e saj zënë boshtin. 


20

  I shtrin dorën të varfërit dhe i jep dorën nevojtarit. 


21

  Nuk i trembet borës për familjen e saj, sepse tërë ata të shtëpisë së vet kanë një veshje të dyfishtë. 


22

  Bën për vete mbulesa si sixhade dhe rrobat e saj janë prej liri shumë të hollë dhe të purpurta. 


23

  Burri i saj nderohet te porta, kur ulet bashkë me pleqtë e vendit. 


24

  Përgatit rroba prej liri dhe i shet, i furnizon me breza tregtarët. 


25

  Forca dhe nderi janë rrobat e saj dhe qesh për ditët që do të vijnë. 


26

  Hap gojën e saj me dituri dhe mbi gjuhën e saj është ligji i mirësisë. 


27

  Ajo mbikqyr si shkon shtëpia e vet dhe nuk ha bukën e përtacisë. 


28

  Bijtë e saj ngrihen dhe e shpallin fatlume; edhe burri i saj e lëvdon duke thënë: 


29

  "Shumë bija kanë bërë gjëra të mëdha, por ti i kalon të gjitha ato". 


30

  Hiri është i rremë dhe bukuria është e kotë, por gruaja që ka frikë nga Zoti është ajo që do të lëvdohet. 


31

  I jepni frytin e duarve të saj, dhe vet veprat e saj le ta lëvdojnë te portat. 


Predikuesi 1

 

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: