| Chapter 75 |
1 | Ne të lëvdojmë, o Perëndi, ne të lëvdojmë, sepse emri yt na është i afërt; njeriu tregon mrekullitë e tua.
|
2 | Kur do të vijë koha e caktuar, unë do të gjykoj me drejtësi.
|
3 | Toka dhe tërë banorët e saj shkrihen, por unë i bëj të qëndrueshme shtyllat e saj. (Sela)
|
4 | U kam thënë fodullëve: "Mos u mburrni!", dhe të pabesëve: "Mos u bëni hundëpërpjetë!
|
5 | Mos e ngrini lart kokën, mos flisni me qafë të fortë".
|
6 | Sepse lëvdimi nuk vjen as nga lindja, as nga perëndimi, as edhe nga shkretëtira.
|
7 | Sepse Perëndia është ai që gjykon; ai ul njerin dhe ngre tjetrin.
|
8 | Sepse Zoti ka në dorë një kupë vere që shkumon dhe plot me erëza, që ai e zbraz. Me siguri tërë të pabesët e dheut do ta kullojnë dhe do të pinë deri llumin.
|
9 | Por unë do të shpall përjetë dhe do t`i këndoj lavde Perëndisë të Jakobit.
|
10 | Dhe do të dërrmoj tërë fuqinë e të pabesëve, por fuqia e të drejtëve do të përlëvdohet.
|