| Chapter 2 |
1 | Tani, në atë ditë u shpall një dekret nga ana e Cezar Augustit, për të kryer regjistrimin e popullsisë të gjithë perandorisë.
|
2 | Ky regjistrim qe i pari që u krye kur Kuirini ishte guvernatori i Sirisë.
|
3 | Dhe të gjithë shkonin të regjistroheshin, secili në qytetin e vet.
|
4 | Tani edhe Jozefi doli nga qyteti i Nazaretit të Galilesë, për të shkuar në Jude, në qytetin e Davidit, që quhet Bethlehem, sepse ai ishte i shtëpisë dhe i familjes së Davidit,
|
5 | për t`u regjistruar bashkë me Marinë, gruan e vet, me të cilën ishte martuar dhe që ishte shtatzënë.
|
6 | Kështu, ndërsa ishin atje, asaj i erdhi koha të lindë.
|
7 | Dhe ajo lindi djalin e saj të parëlindur, e mbështolli me pelena dhe e vendosi në një grazhd, sepse në han nuk kishte vend për ta.
|
8 | Tani në po atë krahinë ishin disa barinj që rrinin jashtë, në fusha, dhe natën ruanin kopenë e tyre.
|
9 | Dhe ja, një engjëll i Zotit iu paraqit atyre dhe lavdia e Zotit shkëlqeu rreth tyre e ata i zuri një frikë e madhe.
|
10 | Por engjëlli u tha atyre: ``Mos druani, sepse unë po ju lajmëroj një gëzim të madh për të gjithë popullin;
|
11 | sepse sot në qytetin e Davidit lindi për ju një Shpëtimtar, që është Krishti, Zoti.
|
12 | Dhe kjo do t`ju vlejë si shenjë: ju do të gjeni një fëmijë të mbështjellur me pelena, të shtrirë në një grazhd``.
|
13 | Dhe menjëherë engjëllit iu bashkua një shumicë e ushtrisë qiellore, që lëvdonte Perëndinë, duke thënë:
|
14 | ``Lavdi Perëndisë në vendet më të larta, dhe paqe mbi tokë njerëzve mbi të cilët qëndron mirëdashja e tij!``.
|
15 | Dhe ndodhi që, kur engjëjt u larguan prej tyre për t`u kthyer në qiell, barinjtë i thanë njeri tjetrit: ``Le të shkojmë deri në Bethlehem për të parë ç`ka ndodhur dhe ç`na bëri të ditur Zoti``.
|
16 | Shkuan, pra, me nxitim dhe gjetën Marinë, Jozefin dhe fëmijën që ndodhej në një grazhd.
|
17 | Mbasi e panë, përhapën ato që u ishte thënë për atë fëmijë.
|
18 | Dhe të gjithë ata që i dëgjuan, u mrekulluan nga gjërat që u treguan barinjtë.
|
19 | Maria i ruante të gjitha këto fjalë, duke i medituar në zemrën e saj.
|
20 | Dhe barinjtë u kthyen, duke përlëvduar dhe lavdëruar Perëndinë për të gjitha gjërat që kishin dëgjuar dhe parë, ashtu si u ishte thënë atyre.
|
21 | Dhe kur kaluan të tetë ditët, pas të cilave ai duhej rrethprerë, ia vunë emrin Jezus, emër të dhënë nga engjëlli para se ai të ngjizej në bark.
|
22 | Kur pastaj ishin plotësuar ditët e pastrimit të saj sipas ligjit të Moisiut, e çuan fëmijën në Jeruzalem për t`ia paraqitur Zotit,
|
23 | ashtu siç është shkruar në ligjin e Zotit: ``Çdo mashkull i parëlindur do të jetë thirrur shenjt për Zotin``,
|
24 | dhe për të ofruar flijim, siç është thënë në ligjin e Zotit, një çift turtujsh ose dy pëllumbash të rinj.
|
25 | Dhe ja, në Jeruzalem ishte një njeri që quhej Simeon; Ky njeri ishte i drejtë dhe i përshpirtshëm dhe priste ngushëllimin e Izraelit; dhe Fryma e Shenjtë ishte mbi të.
|
26 | Dhe në mënyrë hyjnore atij i qe zbuluar nga Fryma e Shenjtë se nuk do të vdiste para se të kishte parë Krishtin e Zotit.
|
27 | Ai pra, i shtyrë nga Fryma, erdhi në tempull; dhe, si prindërit i prunë fëmijën Jezus për të bërë me të ato që përshkruan ligji,
|
28 | ai e mori në krah e bekoi Perëndinë duke thënë:
|
29 | ``Tani, o Zot, lejo që shërbëtori yt të vdesë në paqe, sipas fjalës sate,
|
30 | sepse sytë e mi e panë shpëtimin tënd
|
31 | që ti e përgatite përpara gjithë popujve:
|
32 | dritën për të ndriçuar kombet dhe lavdinë e popullit tënd, Izraelit``.
|
33 | Dhe Jozefi e nëna e fëmijës mrrekulloheshin për gjërat që thuheshin për të.
|
34 | Pastaj Simeoni i bekoi dhe i tha Marisë, nënës së tij: ``Ja, ky është vënë për rënien dhe për ngritjen e shumë vetave në Izrael dhe për të qenë shenjë kundërshtimesh,
|
35 | edhe ty vetë një shpatë do të ta tejshpojë shpirtin, që të zbulohen mendimet e shumë zemrave``.
|
36 | Aty ishte edhe Ana, një profeteshë, bija e Fanuelit, nga fisit i Aserit, e cila ishte shumë e kaluar në moshë, që kishte jetuar mbas virgjërisë së saj shtatë vjet me burrin.
|
37 | Ajo ishte e ve dhe, megjithse ishte tetëdhjetë e katër vjeçe, nuk largohej kurrë nga tempulli duke i shërbyer Perëndisë natë e ditë me agjërime dhe lutje.
|
38 | Edhe ajo erdhi në atë moment, lavdëroi Zotin dhe u fliste për këtë fëmijë të gjithë atyre që prisnin çlirimin në Jeruzalem.
|
39 | Dhe mbasi i kryen të gjitha ato që i takonin sipas ligjit të Zotit, u kthyen në Galile, në qytetin e tyre, Nazaret.
|
40 | Ndërkaq fëmija rritej dhe forcohej në frymë, duke qenë plot dituri; dhe hiri i Perëndisë ishte mbi të.
|
41 | Tani prindërit e tij shkonin çdo vit në Jeruzalem për festën e Pashkës.
|
42 | Dhe, kur ai i mbushi dymbëdhjetë vjeç, ata u ngjitën në Jeruzalem, sipas zakonit të festës.
|
43 | Dhe si u përmbushën ato ditë, kur ata u kthyen, fëmija Jezus ndënji në Jeruzalem; por Jozefi dhe e ëma e tij nuk e dinin.
|
44 | Duke menduar se ai ishte në shoqëri, ata bënë një ditë rrugë, pastaj filluan ta kërkojnë midis farefisit dhe të njohurve;
|
45 | dhe, duke qenë se nuk e gjetën, u kthyen në Jeruzalem për ta kërkuar.
|
46 | Dhe ndodhi që, pas tri ditësh, e gjetën në tempull, të ulur në mes të dijetarëve, duke i dëgjuar dhe duke u bërë atyre pyetje.
|
47 | Dhe të gjithë ata që e dëgjonin, habiteshin nga zgjuarësia e tij dhe nga përgjigjet e tij.
|
48 | Dhe, kur ata e panë, mbetën të habitur, dhe e ëma i tha: ``Bir, pse na e bëre këtë? Ja, yt atë dhe unë, në ankth, po të kërkonim!``.
|
49 | Por ai u tha atyre: ``Përse më kërkonit? A nuk e dinit se më duhet të merrem me punët e Atit tim?``.
|
50 | Por ata nuk i kuptuan fjalët që ai u tha atyre.
|
51 | Dhe ai zbriti bashkë me ta, u kthye në Nazaret dhe i bindej atyre. E ëma i ruante të gjitha këto fjalë në zemrën e saj.
|
52 | Dhe Jezusi rritej në dituri, në shtat dhe në hir përpara Perëndisë dhe njerëzve.
|